Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dënon vrasjen në Mitrovicë
PRISHTINË, 10 nëntor 2011 - Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer, ka dënuar sot vrasjen e një serbi dhe plagosjen e dy të tjerëve në Mitrovicën veriore natën e kaluar.
“Familjes së Savo Mojsić i shprehi ngushëllimet më të sinqerta, kurse Veljko Đorđević dhe Radoš Vukićević u dëshiroj shërim të shpejt”, tha Almhofer.
“Përdorimi i dhunës është i papranueshëm. Shumë veta kanë humbur jetën në Kosovë gjatë dy dekadave të fundit, dhe kjo duhet të ndërpritet. U bëjë thirrje të gjithëve që jetojnë në Kosovë që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të lejojnë që ligji të bëjë punën e vet”, shtoi ai.
Incidentet me të shtëna ndodhën pas zënkës me fjalë të raportuar ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Vukićević ishte një polic i Kosovës i cili doli në vendin ku ndodhte incidenti.
Misioni i OSBE-së në Kosovë promovon të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.