Materiale
Katalog i mekanizmave korrigjues dhe ndihmës për pjesëtarët e komunitetit

qëllimi i këtij katalogu është që të ju sigurojë, si anëtar i komunitetit në Kosovë, informacione mbi atë se çfarë duhet bërë në rast se keni ndonjë brengë apo ankesa lidhur me respektimin e të drejtave tuaja themelore.
Ai mbulon fusha të shumta që paraqesin brengë, duke filluar nga ajo se si të luftohet diskriminimi i bazuar në gjini, duke vazhduar te ajo se çfarë duhet bërë nëse mendoni se policia ju keqtrajton për shkak se identifikoheni me një komunitet të caktuar, e deri te ajo se si duhet të sigurohet që emri i fshatit tuaj të shkruhet saktë në të gjitha gjuhët në shenjat e rrugës.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.