Misioni i OSBE-së në Kosovë dënon incidentet në fshatin Gorazhdevc, bën thirrje për hetim të shpejtë
PRISHTINË, 10 korrik 2015 – Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, dënoi sot dy incidente që kanë prekur komunitetin serb të fshatit Gorazhdevc, komuna Pejë.
Në natën mes 8 e 9 korrikut, dy automjete në pronësi të familjes Kolasinac janë qëlluar me armë dhe ka pasur përpjekje për të dëmtuar/djegur një monument në fshat.
Ambasadori Schlumberger tha, “i dënoj fuqishëm këto incidente që prekin komunitetin serb të Kosovës, e të cilat i kontribuojnë ndjenjës së shqetësimit dhe pasigurisë. E inkurajoj policinë dhe institucionet tjera relevante që të hetojnë rastet shpejtë, dhe të sjellin personat përgjegjës para drejtësisë. Incidentet e tilla ndikojnë negativisht në bashkëjetesën paqësore mes komuniteteve në Kosovë dhe duhet trajtuar me prioritet.”