Luftimi i krimit të tekologjisë së avancuar në Kosovë: OSBE ofron trajnim për forenzikën e telefonave mobil
Në kohën e teknologjisë së avancuar, nxjerrja e të dhënave nga telefonat mobil është bërë një element i rëndësishëm në hetimet e policisë dhe zgjidhjen e rasteve. Këto hetime mund të mbulojnë krime të teknologjisë së avancuar, si p.sh. vjedhjen e indentitetit dhe sulmet kompjuterike, por janë të dobishme edhe në hetime tjera. Për Bekim Ademaj, ekspert i forenzikës në fushën e teknologjisë informative në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, të dish të ekzaminosh një telefon të mençur mund të ndihmoj shumë në zbatimin e drejtësisë.
Ademaj, dhe pesë zyrtarë tjerë - dy nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë dhe tre nga Policia e Kosovës – kanë ndjekur një trajnim një javor të organizuar nga OSBE-ja për forenzikën e telefonave mobil, i cili është mbajtur në Ankara të Turqisë nga 7 deri më 11 prill 2014.
“Ky ka qenë trajnimi i parë për forenzikën e telefonave mobil për ne dhe një ndër trajnimet më të mira që kam ndjekur,” thotë ai. Edhe pse Ademaj nuk dëshiron të përmend detaje teknike të asaj që kanë mësuar gjatë trajnimit për t’i mos bërë publike, ai thotë se trajnimi ka qenë shumë i nevojshëm dhe i organizuar në kohën e duhur pasi që telefonat e mençur po zhvillohen shumë shpejtë dhe po përdoren në masë të madhe, përderisa ekzaminimi i tyre paraqet sfida të reja.
Praktika sjellë përsosmërinë
Një pjesëmarrëse tjetër në trajnim, Rreshter Laura Ahmeti, udhëheqëse e Sektorit të Fotografisë dhe Video-Analizës në Policinë e Kosovës, thotë se trajnimi do t’i ndihmojë në punën e saj të përditshme.
“Gjatë trajnimit, kemi kaluar nëpër procedura që nga momenti i marrjes së telefonit mobil si provë në vendin e ngjarjes, ruajtja e materialit të tij dhe mënyra e nxjerrjes së atyre të dhënave pa e dëmtuar provën, deri te prezantimi në gjykatë,” thotë ajo. “Të njëjtën procedurë pak a shumë e kemi edhe në këtu, por analizimi dhe krahasimi me një forcë tjetër policore na ka ndihmuar të shohim ku mund t’i kemi zbrazëtirat eventuale dhe t’i përmirësojmë ato aty ku është e mundur.”
Sipas Ahmetit, ajo çfarë me të vërtetë ka bërë ndryshimin ka qenë rasti për të punuar në mënyrë praktike me pajisje.
“Kemi pasur mundësinë që të prekim gjërat me duart tona; secili nga ne ka pasur rastin të ekzaminoj një telefon mobil e jo vetëm të dëgjojmë pjesën teorike. Kjo me të vërtetë ka bërë ndryshimin,” shton ajo.
Ademaj thotë se trajnimi u ka ndihmuar edhe të familjarizohen me teknologjinë e avancuar të forenzikës. “Kemi pasur rastin të trajnohemi me teknologjinë më të re në fushën e forenzikës së telefonave mobil. Edhe pse për momentin nuk i kemi pajisjet dhe softuerat e njëjtë, mendojmë që brenda këtij viti të pajsemi me njërin nga to dhe do të jemi në gjendje ta përdorim sapo të arrijë.”
Pa vërejtje
Sipas Betim Llapashticës nga OSBE-ja, vlerësimi vjetor i nevojave për trajnime që kanë bërë Policia e Kosovës dhe Agjencia e Forenzikës ka treguar se këto dy institucione kanë nevojë për trajnimeve në forenzikën e telefonave mobil.
“Kemi filluar me forenzikën e telefonave mobil, dhe pas disa javëve kemi organizuar trajnimin për përmirësim të zërit, i cili ka ndihmuar pjesëmarrësit të kuptojnë se si të përmirësojnë cilësinë e inçizimeve, duke e bërë dëshminë më të dobishme për hetuesit dhe të pranueshme për gjykatë, kurse trajnimi për forenzikën e rrejteve i ka ndihmuar pjesëmarrësit që të kuptojnë më mirë procesin e sigurimit të rrjetit, identifikimin, ruajtjen dhe analizimin e provave të sulmit në rrjet, adresave të internetit si dhe të ngjashme,” thotë Llapashtica.
Sipas tij, qëllimi i përbashkët i këtyre tri trajnimeve ka qenë të demonstrohet se si të bëhet nxjerrja e provave në mënyrë të duhur dhe ligjore nga pajisjet e të jenë të dobishme për procesin e hetimeve dhe si të prezantohen në gjykatë,” shton ai. “Kur kemi përfunduar trajnimin e fundit, kemi pasur 14 zyrtarë, gjashtë nga Policia e Kosovës dhe tetë nga Agjencia e Forenzikës, të trjanuar për të punuar me prova dhe për t’i dërguar rastet në gjykatë.”
Për pjesën tjetër të vitit kemi planifikaur, sipas kërkesës së partnerëve tanë, të kemi edhe tetë trajnime tjera që kanë të bëjnë me këto tema, thotë Llapashtica.
Përfundimi i rasteve
Për Ahmetin, pasioni për punën, përvoja dhe trajnimet kombinohen mirë për të sjellur rezultate, dhe me rezultate vjen edhe kënaqësia.
“Secili rast është unik dhe të bën kureshtare,” thotë ajo. “Ndihesh mirë kur e zbulon një rast, ose kur dëshmia që ti gjen e shfajëson dikë të akuzuar gabimisht. Thjesht të bën të ndihesh mirë,” përfundoi ajo.