Kronikat
Misioni i OSBE-së në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë
Nikola Gaon
23 shtator 2010
“Unë e kam përgjigjen, unë e kam përgjigjen,” thërret Gentiana Maxharaj (17), nxënëse e shkollës së mesme nga Klina, komunë në Kosovën perëndimore. Ajo së bashku me 40 moshatarë nga gjashtë komuna të rajonit janë mbledhur në Gjakovë me 15 shtator 2010 për të marrë pjesë në kuizin e demokracisë.
Kuizi ishte një ndër 35 aktivitetet e organizuara nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, e caktuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 2007. “Duke organizuar aktivitete për të festuar Ditën e Demokracisë, qëllimi i Misionit ishte të vinte në pah progresin e arritur, por edhe sfidat të cilat e presin Kosovën dhe proceset e saj demokratike,” shpjegon Edis Arifagic, nga departamenti për demokratizim i OSBE-së.