OSBE trajnon Policinë e Kosovës në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare
PRISHTINË, 18 qershor 2013 – Misioni i OSBE-së organizon nesër trajnimin e parë për pjesëtarët e njësisë së porsaformuar të Policisë së Kosovës për sigurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare të rajonit të Prishtinës.
Projekti përfshin një seri prej tetë trajnimesh në mbarë Kosovën gjatë së cilave 170 oficerë të policisë do të njihen me kornizën ligjore për objektet kulturore e fetare, përgjegjësitë e reja të policisë, si dhe qasjet e komunikimit me publikun e klerin.
Ftohen gazetarët që të mbulojnë një pjesë të trajnimit ditën e mërkurë, 19 qershor 2013, nga ora 14:30 në Hotel Emerald në Prishtinë. U.D i Drejtorit të Departamentit të OSBE-së për Siguri Publike Ibrahim Gultekin, Nënkolonel Neshat Flugaj nga Policia, dhe Prifti Stevo Mitriq nga Kisha Ortodokse Serbe do të jenë në dispozicion për deklarata/prononcime nga ora 15:15.