Pastrimi i Kosovës si model i angazhimit qytetar
Me rastin e Ditës së sivjetme Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj 2013, mbi 140 pjesëtarë të Misionit të OSBE-së ndihmuan në pastrimin e hapësirave publike si pjesë e aksionit ‘Ta pastrojmë Kosovën!’.
“Jam i lumtur që kemi mundur t’i kontribuojmë kësaj nisme kaq të madhe e të veçantë,” tha Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shef i Misionit të Misionit të OSBE-së. “Dhjetëra mijëra vullnetarë që punojnë për të mbledhur 20,000 tonë mbeturina janë ilustrimi më i mirë i përgjegjësisë qytetare në vepër.”
Ambasadori Schlumberger iu bashkua vullnetarëve të shoqatave joqeveritare, OSBE-së dhe përfaqësuesve të lartë të qeverisë, komunave e bashkësive fetare në pastrimin e varrezës ortodokse serbe dhe Lagjes shumë-etnike 29 në Fushë Kosovë, si dhe në lagjen Arbëria në Prishtinë.
“Jam gjithashtu i kënaqur që organizatori i kësaj nisme, OJQ Liria, e ka bërë këtë nisme gjithëpërfshirëse në të mirë të të gjitha komuniteteve,” tha Ambasadori Schlumberger. “U bëj thirrje institucioneve në nivel qendror dhe lokal që të bëjnë më shumë që të siguruar që shërbimet publike dhe komunale u ofrohen të gjithëve në mënyrë të barabartë”.
‘Ta pastrojmë Kosovën!’ është pjesë e lëvizjes globale ‘Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.