Agjendë pozitive për Ballkanin Perëndimor
Serbia, si shtet i Ballkanit Perëndimor, sjell vlerë të shtuar në punën e OSBE-së si Kryesuese e radhës. “Rindërtimi i besimit për një agjendë pozitive për të ardhmen”, që është edhe motoja e Kryesimit të Serbisë, tregon mënyrën se si Serbia planifikon ta shfrytëzojë përvojën e saj për të kontribuuar në Organizatë, tha Kryesuesi i radhës i OSBE-së dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Respektimi i të drejtave të njeriut, toleranca dhe mos-diskriminimi vazhdojnë të zënë vend të lartë në agjendën tonë.
Ivica Daçiq Kryesues i radhës i OSBE-së, Ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë
“Përmirësimi i kushteve të jetesës në rajon është synim i të gjithë nesh,” tha Daçiq. “Ne duhet ta forcojmë respektin, besimin dhe mirëkuptimin tonë reciprok. Respektimi i të drejtave të njeriut, toleranca dhe mos-diskriminimi vazhdojnë të zënë vend të lartë në agjendën tonë,” tha ai.
Ballkani Perëndimor është në krye të prioriteteve të Kryesimit të Serbisë për vitin 2015. Kur Serbia paraqiti prioritetet e saj në fillim të vitit 2015, Daçiq u zotua që ta rindërtojë besimin në rajonin e OSBE-së. Gjithashtu, ai u zotua se do ta shfrytëzojë këtë mundësi të dhënë nga 57 shtetet pjesëmarrëse për ta zhvilluar një agjendë pozitive për të ardhmen’ – që është edhe motoja e Kryesimit të Serbisë.
OSBE ka luajtur rol të rëndësishëm në proceset e tranzicionit pas konfliktit, duke mbështetur një numër të madh reformash në Ballkanin Perëndimor, tha Daçiq gjatë një vizite të kohëve të fundit në Misionin e OSBE-së në Serbi, Misionin në Mal të Zi dhe Misionin në Shkup. Porosia e Daçiqit për të gjithë ishte që të bëhen përpjekje të mëtejme për ta “intensifikuar bashkëpunimin rajonal dhe avancuar procesin e pajtimit.”
Strengthening regional co-operation in Western Balkans one of key 2015 priorities, says @Serbia2015OSCE Chair Dačić. http://t.co/x1PisrFqg4
— OSCE (@OSCE) January 29, 2015
Përkthim i postimit në Twitter: "Fuqizimi i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor është një nga prioritetet kyçe të OSBE-së për vitin 2015., OSCE Twitter, 29 janar 2015."
Pronësia e kontrollit rajonal të armëve: Mision i kryer
Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia tashmë kanë dëshmuar se mund të arrijnë një balans të qëndrueshëm ushtarak, në nivelin më të ulët të armatimit, duke zvogëluar rrezikun e një përshkallëzimi të ri të konfliktit.
Pas 18 vitesh, këto vende morën përsipër përgjegjësinë e plotë për stabilitet rajonal dhe kontroll të armëve, që janë elemente thelbësore për ndërtim të paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Amendamentet në dokumentin e Marrëveshjes për Kontroll Nën-Rajonal të Armëve, neni IV i shtojcës 1-B të Marrëveshjes së Dejtonit, janë nënshkruar nga shtetet përkatëse në Këshillin Ministror të OSBE-së në Bazel, në dhjetor të vitit 2014.
Neni IV i Marrëveshjes së Dejtonit ka qenë – dhe vazhdon të jetë – tejet i rëndësishëm për stabilitet në rajon dhe për tërë zonën e OSBE-së. Ai shërben si model për rajonet e tjera të OSBE-së për avancimin e sigurisë dhe stabilitetit.
Mission accomplished for #BiH #Croatia #Montenegro #Serbia. Ownership of arms control sealed. #OSCEMC14 pic.twitter.com/utLLo5RtaG
— OSCE (@OSCE) December 4, 2014
Përkthim i postimit në Twitter: Mision i kryer për BeH-në, Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë. Arrihet marrëveshja për pronësinë mbi kontrollin e armëve. OSCE Twitter, 4 dhjetor 2014."
Mësimet e nxjerra
Ndonëse çdo rajon në zonën e OSBE-së është i ndryshëm, Daçiq është i bindur që mësimet e nxjerra nga Ballkani Perëndimor në përgjithësi do të jenë të dobishme për të tjerët. “Përvoja e Serbisë dëshmon që përparimi është i mundur, madje edhe karshi pengesave të konsiderueshme, duke zbatuar një qasje pragmatike dhe me fokus në qëllime”, theksoi ai.
Kryesuesi i radhës i OSBE-së për vitin 2015 viziton Ballkanin Perëndimor
Kryesuesi i radhës i OSBE-së dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, viziton pranitë e OSBE-së në terren në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Shiko të gjitha komunikatat për shtyp
- Kryesuesi i OSBE-së Daçiq zotohet për mbështetje të reformave, gjatë vizitës së tij në Misionin e OSBE-së në Shkup, 18 shkurt 2015. >> Lexo më shumë
- Kryesuesi i OSBE-së Daçiq përgëzon Qeverinë për agjendën e saj për reforma, gjatë vizitës së tij në Misionin e OSBE-së në Mal të Zi, Podgoricë, 17 shkurt 2015. >> Lexo më shumë
- Fuqizimi i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor një nga prioritetet kyçe për vitin 2015, thekson Kryesuesi i OSBE-së Daçiq gjatë vizitës së tij në Misionin e OSBE-së në Serbi, Beograd 29 janar 2015. >> Lexo më shumë