Redaksia e lajmeve
Kreu i Prezencës së OSBE-së uron shqiptarët për 100-vjetorin e pavarësisë
27 nëntor 2012
TIRANË, 27 nëntor 2012 – Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth, bëri sot deklaratën e mëposhtme, në prag të 100-vjetorit të pavarësisë, 28 Nëntorit:
“U dërgoj urimet më të mira të gjithë shqiptarëve, që festojnë këtë përvjetor të rëndësishëm të pavarësisë së tyre. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është krenare që e ka mbështetur vendin në ndërtimin e një jete më demokratike e të begatë për qytetarët e tij, gjatë 15 viteve të fundit. I nxis të gjithë aktorët në vend t’i qasen frymës së bashkimit, që nevojitet për të çuar përpara axhendën e reformave, me qëllim realizimin e synimeve kombëtare të Shqipërisë për integrim evropian.”