Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri nxit të gjitha palët të bëjnë progres të mëtejshëm me reformën zgjedhore
TIRANË, 10 nëntor 2011 – Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, bëri sot deklaratën e mëposhtme:
“Vërej se procesi i reformës zgjedhore ende nuk ka marrë udhë plotësisht. Tani, është koha që t’i hiqet një vijë të shkuarës, në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Tani është koha që partitë politike të mbajnë fjalën, me veprime të vërteta dhe konkrete. Shqipëria ka nevojë urgjente për një reformë zgjedhore. Komisioni duhet të ngrihet sa më shpejt. I përgëzoj të gjitha palët për nivelin e dialogut ndërpartiak që është zhvilluar ditët e fundit. Tani, i nxis të gjithë të bëjnë edhe atë hap të mbetur, në mënyrë që procesi i reformës zgjedhore të mund të fillojë, më në fund.
Partitë politike duhet të synojnë miratimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore për të pasqyruar rekomandimet përkatëse të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), si dhe standarde të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike. Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të japë kontributin e saj në procesin e reformës zgjedhore".