Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri nxit për më shumë transparencë dhe hapje ndaj medias
TIRANË, 3 maj 2011 – Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, e cila shënohet sot, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, u bëri thirrje medias shqiptare, autoriteteve shtetërore dhe partive politike të punojnë së bashku për të përmirësuar cilësinë e informacionit që i ofrohet publikut përmes medias.
"Një transparencë dhe hapje më e madhe ndaj medias, nga ana e zyrtarëve shtetërorë dhe partive politike, si dhe standarde më të larta profesionale, nga ana e gazetarëve, janë të domosdoshme në rritjen e cilësisë së informacionit që jep media", tha Wollfarth.
Wollfarth mirëpriti vendimin e Kolegjit Zgjedhor, që u njeh stacioneve televizive të drejtën për të vendosur vetë t’i përdorin apo jo kasetat e gatshme të partive politike.
“Media ka një rol skajshmërisht të rëndësishëm në procesin zgjedhor në vijim, përmes informimit të qytetarëve lidhur me programet e partive politike dhe platformat e kandidatëve", theksoi Wollfarth. "Përmes raportimit objektiv dhe të balancuar, ajo kontribuon në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri".