Redaksia e lajmeve
Deklaratë rreth situatës në vend
21 janar 2011
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, Tiranë, dolën me deklaratën e mëposhtme më 21 Janar 2011:
“Shprehim keqardhje të thellë që demonstrata e sotme në Tiranë nuk ishte paqësore dhe çoi në disa viktima.
Dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur.
Bëjmë thirrje urgjente për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët dhe qëndrimin e tyre larg provokimeve.
Shqipëria është një vend demokratik, aspiron për anëtarësim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike.
Për rrjedhojë, ripërsërisim thirrjen tonë për dialog konstruktiv dhe kompromis për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike ekzistuese”.