Prezenca e OSBE përmbyll serinë e trajnimeve për forcimin e kapaciteteve profesionale të aktorëve të drejtësisë administrative në Shqipëri
Prezenca e OSBE përmbylli një varg seminaresh trajnimi në shërbim të aktorëve të drejtësisë administrative sot, më datë 9 Nëntor 2016. Këto veprimtari u organizuan në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës dhe Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, me synim forcimin e kapaciteteve profesionale për fuqizimin e mëtejshëm të gjykatave administrative.
Dy muajt e fundit, më se 50 pjesëmarrës përfituan informacion të përditësuar rreth zhvillimeve në praktikën dhe procedurat gjyqësore administrative. Ata u prezantuan me teknika të reja dhe krijuese për paraqitjen e akteve ligjore dhe për menaxhimin e afateve kohore gjatë gjykimit të çështjeve administrative.
Prezenca ka mbështetur themelimin e sistemit të gjykatave administrative përmes veprimtarive të ndryshme qysh prej nëntorit të vitit 2013. Veç kësaj, Prezenca ka mbështetur edhe botimin e Manualit e Akteve Procedurale për Procedurat Administrative.