Redaksia e lajmeve
Misioni i OSBE-së në Shkup apelon për vetpërmbajtje, monitoron situatën në Kumanovë
SKOPJE 9 maj 2015
SHKUP, 9 Maj 2015 - Misioni i OSBE-së në Shkup po monitoron dhe vlerëson nga afër situatën e sigurisë në Kumanovë dhe kërkon që të gjithë palët e shqetësuara të tregojnë vetpërmbajte.
"Ne besojmë se siguria e popullatës vendase është më e rëndësishme," tha ushtruesja e detyrës-ambasadorja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Marianne Berecz.
"Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe apelojmë tek të gjithë qytetarët dhe partitë politike të ruajnë qetësinë. Prioriteti i mënjëhershëm dhe urgjent është të shmanget çfarëdo përshkallëzimi që mund të shpie në dhunë të mëtejshme," tha ajo.