Misioni i OSBE-së në Kosovë dënon incidentet në Gorazhdec, bën thirrje për hetime të shpejta
PRISHTINË, 7 dhjetor 2015 – Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jean-Claude Schlumberger dënoi sot fuqishëm incidentet e fundit që afektojnë komunitetin serb në fshatin Gorazhdec, komuna e Pejës.
Sot në orët e para të mëngjesit, prona e familjeve Petrović and Vuksanović, si dhe një automjet në pronësi të një anëtari të familjes Kolašinac, janë dëmtuar nga të shtëna armësh. Një monument që përkujton serbët lokal, përfshirë vrasjet e vitit 2003 të të rinjve në lumin e afërt Bistricë, është dëmtuar po ashtu. Një incident i ngjashëm ka ndodhur në Gorazhdec në korrik 2015.
“I dënoj fuqishëm këto incidente. Intensiteti i këtij të fundit dhe fakti se ky është një shqetësim që po përsëritet kontribuon në ndjenjën e pasigurisë në mesin e komunitetit serb të Kosovës,” tha Schlumberger.
Ai po ashtu i inkurajoi agjencitë për zbatim të ligjit të hetojnë rastet në mënyrë efektive dhe urgjentisht të sjellin përgjegjësit para drejtësisë. “Incidentet e tilla duhet të trajtohen si prioritet, në mënyrë që të gjitha komunitetet, pavarësisht nga vendbanimi i tyre, të mund të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura,” përfundoi Schlumberger.