OSBE publikon doracak për mbikëqyrjen e buxhetit për komisionet e Kuvendit të Kosovës
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar me 29 prill 2014 një Doracak për Mbikëqyrjen e Buxhetit për Komisionet e Kuvendit të Kosovës për të ndihmuar 120 deputetë të Kuvendit të bëjnë mbikëqyrjen financiare të ministrive përkatëse dhe qeverisë.
Doracaku është rezultat i përkrahjes së OSBE-së dhënë Kuvendit gjatë vitit 2012 dhe 2013, si dhe mbikëqyrjes së tij të suksesshme të zbatimit të buxhetit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.
“Doracaku do t’i ndihmoj të gjitha komisionet parlamentare në mbikëqyrjen financiare të qeverisë aktuale, dhe atyre në të ardhmen,” tha Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger.
“Kuvendi ka rol përfaqësues, legjislativ dhe mbikëqyrës, dhe është mekanizmi kryesor për të kërkuar llogari nga qeveria për veprimet e veta.”
Doracaku ofron një pasqyrë të ciklit buxhetor nga institucionet e nivelit qendror, dhe përshkruan rolin e Kuvendit në këtë proces. Po ashtu ofron këshilla praktike dhe udhëzime hap pas hapi të mbikëqyrjes buxhetore.
Doracakun mund ta gjeni në: //www.osce.org/sq/kosovo/118104